Categories Lajme

Shoqërimi i një personi gjatë protestës, reagon Avokati i Popullit: Policia nuk na lejoi të bënim detyrën tonë! Nisim hetimin për incidentin

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar për protestën e 12 nëntorit dhe veçanërisht për shoqërimin e një prej protestuesve.

Përmes një njoftimi për mediat, Avokati i Popullit, me rolin e monitorimit të protestës, thotë se në momentin e shoqërimit nga policia, efektivët nuk kanë lejuar përfaqësuesit e institucionit që të monitorojnë nga afër.

“Avokati i Popullit e dënon dhe e konsideron të papranueshme këtë qasje ndaj institucionit tonë kushtetues, më të rëndësishmit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka nisur hetimin në lidhje me këtë incident” – thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

NJOFTIM I AVOKATIT TË POPULLIT PAS MONITORIMIT TË PROTESTËS SË 12 NËNTORIT NË KRYEQYTET

Avokati i Popullit ka monitoruar protestën e datës 12.11.2022 të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga parti politike të opozitës.

E drejta për protestë paqësore është një e drejtë kushtetuese dhe Avokati i Popullit vlerëson kontributin e të gjithë aktorëve, që tubimi i datës 12 nëntor, në tërësinë e tij, i plotësoi këto parashikime.

Përfaqësues të institucionit tonë kanë qenë të pranishëm në terren, përgjatë gjithë zhvillimit të protestës duke monitoruar nga afër sjelljen e të dyja palëve dhe për të konstatuar çdo abuzim eventual me të drejtat që u garantohen qytetarëve apo çdo tejkalim në ushtrimin e të drejtës për protestë.

Nga ana tjetër, ndërkohë që vlerëson bashkëpunimin me institucionin e Policisë së Shtetit në kuadrin e mandatit te tij për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve gjatë inspektimit e monitorimit të gjendjes në komisariatet e policisë, Avokati i Popullit konstaton se e njëjta gjë nuk ndodh me monitorimin e kryer në terren gjatë protestës.

Konkretisht, institucioni gjen rastin të shprehë shqetësimin në lidhje me një incident, gjatë ndalimit të një qytetari, pjesëmarrës në protestë.

Ndërkohë që përfaqësues të Avokatit të Popullit, me identifikimin përkatës kanë kërkuar të monitorojnë nga afër procesin e shoqërimit të këtij qytetari, ata janë penguar të kryejnë detyrën e tyre nga dy punonjës të Policisë së Shtetit të indentifikuar nga ana jonë.

Avokati i Popullit e dënon dhe e konsideron të papranueshme këtë qasje ndaj institucionit tonë kushtetues, më të rëndësishmit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka nisur hetimin në lidhje me këtë incident.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Një burrë më preku nga mbrapa dhe…”, Xhunga tregon ngjarjen e rëndë në autobus dhe ka një mesazh

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim. Shërbimet e Policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME