Categories Lajme

Shoqërohen dy persona në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy shtetas, një 24 vjeçar që shkaktoi një aksident dhe u largua nga vendngjarja si dhe një 28 vjeçar që për motive të dobëta, në një karburant ka dëmtuar disa karrige dhe ka goditur shtetasin J.D., 51 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i policisë: Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar shtetasin A.Sh., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin tip Fiat Punto ka aksidentuar shtetasen këmbësore F.Ç., 52 vjeçe, banuese në Durrës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës.

Grupi hetimor me të marrë njoftim menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit të dyshuar. Shtetësia e dëmtuar pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është larguar për në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L.P., 28 vjeç, banues në Durrës për veprat penale ”Shkatërrimi i pronës “, ” Dëmtime të tjera me dashje ” dhe ” Prishja e qetësisë publike”, pasi në lagjen Nr.17/1 Durrës, për motive të dobëta, në një karburant ka dëmtuar disa karrige dhe ka goditur shtetasin J.D., 51 vjeç, banues në Durrës, punonjës në karburant. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME