Categories Lajme

Shoqërohet 37 vjeçari, banues në Nartë-Vlorë pasi ka djegur pjesërisht 4 pemë (ullinj)

Vlorë, Duke marrë shkas nga një video e publikuar në mediat online nga Gazetari Enrik Mehmeti, ku paraqitet një shtetas i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin disa ullinjve, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin H. Xh., 37 vjeç, banues në Nartë, Vlorë, pasi nga pakujdesia gjatë pastrimit të territorit, janë djegur pjesërisht 4 pemë (ullinj) në pronësi të shtetasit Dh. S, 85 vjeç, banues në Nartë, Vlorë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi H. Xh., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME