Lajme

Shoqërohet në polici djali i deputetit të PS: Bashkë me Ramazan Rrajën u ndaluan me makina të blinduara

Teksa më herët u raportua për ndalimin nga policia e Ramazan Rrajës, mësohet se është shoqëruar edhe Rexhep Raja, kushëriri i tij dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrajës.

Mësohet se policia po kryen kontrolle dhe verifikime për mjetet e blinduara dhe bashkë me dy kushërinjtë Rraja është shoqëruar dhe një person i tretë. Deri më tani janë shoqëruar disa shoferë të mjeteve të blinduara, ndërsa 3 të tilla janë bllokuar.

Kujtojmë se Ramazan Rraja është një emër i lakuar nga policia, pasi është akuzuar për disa ngjarje, për trafik droge apo dhe për masakrën e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan me rreth 100 plumba kallashnikovi tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Kujtojmë se Ramazan Rraja është një emër i lakuar nga policia, pasi është akuzuar për disa ngjarje, për trafik droge apo dhe për masakrën e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan me rreth 100 plumba kallashnikovi tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close