Lajme

Shoqërohet polici në Tiranë, ja pse akuzohet pas denoncimit të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestoi në flagrancë Inspektorin me inicialet A.T., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë. Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij për d hunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh.

Sipas njoftimit, “në d hunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe a rmën e shërbimit”. Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për v eprën penale “D huna në familje”. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: