Lajme

Shpallet në kërkim 21-vjeçari në Durrës, I vë flakën një makine dhe dëmton një tjetër

Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi i ka vënë zjarrin një makine dhe ka dëmtuar një mjet tjetër. Sipas policisë shtetasi P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, i cili ishte parkuar në lagjen nr.17.

Makina ishte në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin tip “Ford”, në pronësi të shtetasit F. P., (me lidhje familjare), të cilët i kishin parkuar pranë banesës.

‘Më datë 15.09.2021, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin tip “Ford”, në pronësi të shtetasit F. P., (me lidhje familjare), të cilët i kishin parkuar pranë banesës.’- njofton policia.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: