Lajme

Shpërblim për personat me aftësi të kufizuara, përfitojnë të verbrit, parplagjikët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike

Veç pensionistëve që do të marrin 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit, edhe personat me aftësi të kufizuara do të përfitojnë shpërblim. Sipas vendimit të qeverisë, përfituesit nga  skema  e  ndihmës  ekonomike dhe  aftësisë  së  kufizuar  shpërblehen  financiarisht, për  vitin  2022,  në  masën  3  000 Lekë.

Sipas vendimit të qeverisë përfitojnë shpërblim 3 mijë Lekë, familjet   të  cilat  trajtohen  me  ndihmë ekonomike;  Familjet  të cilat  kanë  në përbërje  të  tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të  tillë; invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe personat që kanë statusin e të verbrit.

Efektet  financiare,  që  rrjedhin  nga  zbatimi  i këtij  vendimi, llogariten  në  shumën  399 milionë Lekë  dhe përballohen  nga  fondi  rezervë  i buxhetit,  për  vitin 2022. Shpërblimi më të lartë , prej 6 mijë Lekësh, kanë personat që marrin pension invaliditeti. Kjo kategori pensionistësh, do marrin edhe bonusin e pensionistëve dhe të invaliditetin që shkon në total 110 mijë Lekë.

PËRFITOJNË SHPËRBLIM 3 MIJË LEKË

-Familjet me ndihmë ekonomike

-Familjet  të cilat  kanë  anëtarë me aftësi të kufizuara

-Invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik

-Personat që kanë statusin e të verbrit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close