Categories Lajme

Shpërndahen 10 mijë tableta për mësimin në kushte shtëpie nëpërmjet platformës “Akademi.al”

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, bashkë me deputeten Eglantina Gjermeni, u shpërndanë tableta digjitale nxënësve të shkollës së mesme të bashkuar “Haxhi Qira” në Burizanë, të cilët janë të prekur nga tërmeti dhe po zhvillojnë mësim të kombinuar, klasë-shtëpi. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kushi bëri të ditur se janë 10 mijë tableta që po shpërndahen për të ndjekur mësimin në kushte shtëpie nëpërmjet platformës mësimore online “Akademi.al”.

Gjatë qëndrimit të saj në shkollën “Haxhi Qira”, ministrja tha se është shumë e rëndësishme të ndiqen masat antiCovid për të mbrojtur shëndetin e të afërmve tanë.
“Masat antiCovid janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj, për shëndetin e fëmijëve, të të gjithë familjes, të të gjithë të dashurve që kemi. Është pak sakrificë që mbani maskat tëre kohës apo të qëndroni të distancuar nga njëri-tjetri”, tha Kushi. Lidhur me platformën “Akademi.al”, ministrja sqaroi se nxënësit mund të ndjekin mësimet edhe kur nuk kanë mundësi të jenë prezentë në shkollë, apo qoftë për të përforcuar dijet e tyre.

“E njëjta temë, i njëjti program ndaj ndiqeni. Madje edhe për më vonë kur nuk e keni kuptuar mësimin, ju ndihmon që të përforconi më shumë dijen. Sot përveç kësaj kemi edhe një lajm shumë të mirë për ju. Partneri zhvillimor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, UNICEF ka dërguar 500 tableta dhe ne i kemi shpërndarë në ato shkolla ku ka vështirësi, tek familjet që janë prekur nga tërmeti apo familje që kanë fëmijë me aftësi ndryshe. Kështu që më vjen shumë mirë që sot për herë të parë po shpërndajë edhe tek shkolla juaj dhe këto tableta do ju ndihmojnë që nëpërmjet platformës “Akademi.al”, të gjitha ato mësimet që bëni në klasë apo i shikoni tek RTSH-Shkollë, ju mund ti ndiqni në çdo kohë tek kjo platformë tek këto tableta”, tha Kushi.

“Këtu mund ta ndiqni në çdo kohë, çdo ditë që keni nevojë dhe ti riktheheni mësimit që keni humbur para një jave, para dy javësh nga shkolla. Është shumë e lehtë në përdorim dhe ju ndihmon që të përforconi njohuritë e marra në shkollë”, shtoi më tej ajo. Nga ana e saj, deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermani tha se askush nuk do të donte të ishim në këtë situatë pandemie, të pajisur me maska dhe larg njëri-tjetrit por është me rëndësi respektimi i rregullave nga të gjithë. Ndërkaq, ajo u uroi suksese të gjithë nxënësve të shkollës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME