Lajme

Shpërthejnë bombolat në fabrikën e gazit të Porto Romanos, banorët largohen nga zona

Panik në Durrës mëngjesin e kësaj të shtune, pasi raportohet se ka pasur disa shpërthime në një pikë të mbushjes me gaz në Porto Romano.

Dyshimet e para janë se kanë shpërthyer bombolat në fabrikën e gazit. Nga sa mësohet deri tani, nuk ka pasur probleme në njerëz. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të vendosin flakët nën kontroll. Banorët e zonës u larguan prej aty për të qenë të sigurt.

Policia e Durrësit zbardh detaje nga zjarri në pikën e karburantit në Porto Romano.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ku flaka ka rënë depozitat e gazit.

Durrës/Informacion paraprak, Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close