fbpx
Lajme

Shpërthen bolieri i dushit pranë shtëpisë së të moshuarve

Një bolier dushi ka shpërthyer në një aparatament në lagjen “Liria” në qytetin e Fierit, i cili ndodhej pranë shtëpisë së një çifti të moshuarish.

Deri tani janë raportuar vetëm për dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka krijuar panik tek banorët e pallatit, të cilët kanë dalë jashtë sapo kanë dëgjuar shpërthimin, i cili shkaktoi thyerjen e xhamave të apartamentit. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë arritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Informacion paraprak:Sot rreth orës 18:50, në lagjen “Liri”, në katin e pestë të një pallati, për shkak të një shkëndije elektrike ka shpërthyer bolieri i dushit në tualetin e banesës së shtetasit F. P., 40 vjeç. Për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të lënduar.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button