
Zona e Komunës së Parisit është tronditur sot nga një shpërthim i fuqishëm, ndërsa raportohet se bëhet fjalë për një bombol gazi.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e 9 të një pallati.
“Më datë 12.04.2023, në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.