Një bombol gazi ka shpërthyer rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori”. Bombola ka shpërthyer në banesën e Y.M i cili ka marrë dëmtime të lehta. Informacion paraprak:Sot rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në banesën e shtetasit Y. M. ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.
Shtetasi Y. M ka marrë dëmtime të lehta në duar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.