fbpx
BotaLajme

Shpërthen bombola e oksigjenit në spitalin Covid në qytetin rus , dy pacientë humbin jetën

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një spital në qytetin rus të Chelyabinsk. Incidenti ndodhi kur një bombol oksigjeni mori flakë  në spitalin ku po trajtoheshin pacientët e infektuar me Covid-19. Bëhet e ditur se rreth 170 pacientë, përfshirë 150 me koronavirus ishin në spital në kohën e shpërthimit, menjëherë të gjithë pacientët u evakuuan në mënyrë të sigurt. Dy pacientë në gjendje të rëndë të cilët ndodheshin në kujdes intensiv humbën jetën pasi zjarri ndërpreu furnizimet e oksigjenit në Chelyabinsk, tha prokurori Vitali Lopin për mediat lokale.

Këto të dhëna paraprake janë ende duke u verifikuar. Dy katet e spitalit si dhe disa apartamente në një ndërtesë banimi aty pranë, morën flakë si rezultat i shpërthimit. Banorët u evakuuan  me ndihmën e shërbimet të urgjencës dhe flakët u shuan menjëherë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button