Lajme

Shpërthen në flakë “BMW” në mes të rrugës, shpëton mrekullisht shoferi

Një oficer policie dhe një kalimtar i momentit, i kanë shpëtuar jetën një shoferi disa sekonda përpara se vetura e tij të merrte flakë. Departamenti i Policisë Metropolitane në Las Vegas tregoi një veturë të markës BMW, i cili ishte përplasur me një palmë që ndodhej në trafikndarësin e rrugës ku ai po kalonte.

Ndërkohë që nga kapaku i veturës po dilte tym, një oficer policie dhe një kalimtar i çastit kanë mundur të nxjerrin nga vetura shoferin i cili duket që ishte pa ndjenja.Disa sekonda pasi shoferi u nxorr nga vetura, kjo e fundit u përfshi nga flakët dhe pësoi dëmtime të mëdha.

Zjarri është shuar dhe drejtuesi i veturës është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë. Përpos kësaj autoritetet amerikane kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen për të zbardhur detajet e para.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close