Lajme

Shpërthen në flakë mjeti në Berat, ndërhyrja e zjarrëfikësve shman përhapjen e zjarrit drejt mjeteve të tjera dhe banesave

Një automjet është përfshirë nga flakën e zjarrit në lagjen muzeale “Kala” në Berat. Mjeti, tip Pezho, me pronar shtetasin Stafano Bodo, ishte parkuar i parkuar kur u përfshi nga flakët.

Pas njoftimit të marrë, drejt Kalasë së qytetit u nisën menjëherë 4 mjete të Repartit të Zjarrëfikësve Berat. Kjo, jo vetëm për faktin se rreth këtij mjeti kishte edhe makina të tjera të parkuara por edhe për shkak të afërsisë së mjetit drejt banesave.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme e zjarrëfikësve, u bë i mundur lokalizimi i shpejtë i flakëve dhe shuarja e zjarrit në një kohë të shkurtër, duke shmangur në këtë mënyrë përhapjen e flakëve drejt mjeteve të tjera dhe banesave përreth.

Si rezultat i zjarrit është shkrumbuar tërësisht pjesa e përparme e makinës, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Grupi hetimor është duke kryer edhe veprimet hetimore në vendngjarje, për të zbuluar shkaqet e zjarrit, që mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close