Lajme

Shpërthen në flakë nënstacioni elektrik në Patos, disa zona pa energji elektrike

Në nënstacioni elektrik në zonën e Patosit të vjetër ka rënë zjarr. Flakët kanë përfshirë nënstacionin dhe një pjesë e mirë e të gjithë zonës është pa energji elektrike.

Si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur pa energji elektrike zona si Margëllici, Ruzhdija, Siqeca e Drenija.

Situata është bërë e vështirë edhe për forcat zjarrfikëse të Patosit, pasi herë pas hëre në nënstacion ka pasur rrymë elektrike. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa po punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close