Lajme

Shpërthen tritoli poshtë automjetit të parkuar në Vlorë (Foto\Video)

Një sasi tritoli ka shpërthyer poshtë një automjeti të parkuar në lagjen “Hajro Cakëri” në Vlorë. Vlora News mëson se automjeti ishte i llojit Volkswagen Passat. Burime bëjnë me dije se lënda plasëse ka qenë në pjesën e përparme dhe nuk ka asnjë person të lënduar.

Dyshohet se ka qenë rreth 50 gram tritol i vendosur në makinë. Automjeti kishte kohë që nuk përdorej. Paraprakisht dyshohet për një mesazh drejtuar shoferit të automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volkswagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.  Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: