Lajme

Shpërthim tritoli në Krujë

Një shpërthim tritoli është regjistruar gjatë natës në qytetin e Krujës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, në afërsi te lagjes Zim Zenel të këtij qyteti. Shpërthimi ka ndodhur në aksin Fushë Krujë- Krujë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Raportohet se si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë. Ende nuk dihet se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.

“Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close