Në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.