Lajme

Shpërthime të tjera të fuqishme në guroret në Fushë-Krujë

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar rreth orës 17:45 minuta nga guroret që ndodhen sipër fshatit Borizanë të Fushë- Krujës.

Banorët të lagjes “Hima”, të cilët jetojnë pranë gurores kanë njoftuar policinë duke thënë se po u dëmtohen banesat.

Mësohet se policia u ka kërkuar që të shkojnë dhe të bëjnë denoncim në komisariat.

Banorët nuk kanë pranuar me arsyetimin se nuk kanë besim tek insitucionet.

Kjo ngjarje vjen pas dhunës së ushtruar nga anëtarë të fisit Rraja në drejtim të dy qytetarëve, pikërisht për shkak të shpërthimeve në guroret e shumta që ndodhen në këtë zonë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close