Lajme

Shpërthimi i bomulës së gazit në shkollën 9-vjeçare, Bashkia Shkodër mohon ngjarjen

Pas publikimit të lajmit për shpërthimin e bombulës së gazit në shkollën 9-vjeçare ‘Ndre mjeda’, ka ardhur dhe reagimi i Bashkisë Shkodër, e cila mohon ngjarjen dhe thekson se nuk ka patur një shpërthim por vetëm prishje të çelësit  të furnellës, për shkak të përdorimit jo të duhur gjatë ndezjes së stufës së gazit.

Sipas Bashkisë ditën e sotme është bërë vetëm zëvendësimi i furnellës pa patur kurrëfarë shpërthimi. Nga ana tjetër prindërit përmes rrjeteve sozciale kanë paralajmëruar një proteste për heqjen e ngrohjes me gaz nga shkolla, pasi sipas tyre vendos në rrezik jetën e fëmijëve.

Reagimi i Bashkisë ShkodërNuk behet fjale per shperthim te bombules. Behet fjale per prishje te celesit te furnelles, per shkak te perdorimit jo te duhur te rregullt te ndezjes se stufes se stufes së gazit.

Nga Drejtoria e shkolles jemi njoftuar  me kerkese per zevendesimin e furnelles dhe eshte zevendesuar sot paradite. Ngrohja me gaz mbetet shqetesim. Çdo vit po zevendesojme ngrohjen me gaz neper shkolla, nje trashegimi e keqe. Shkolla “Ndre Mjeda” eshte nder ato shkolla  qe eshte projektuar per t’u zevendesuar.

Ne vitin 2015 kemi patur 53 shkolla qe furnizoheshin me taz. Në vitin 2020 falë punës së Bashkisë Shkodër ky numër është reduktuar në 18. Ndersa Prinderit permes postimeve ne rrjete sociale paralajmërojnë proteste per heqjen e ngrohjes me gaz ne shkolla.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close