Categories Lajme

Shpërthimi me telekomandë i makinës së Preng Gjinit, gazetarja Lala: Atentati i ngjashëm me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Autorët dhanë…

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka bërë një paralelizim mes atentatit të Preng Gjinit në Tiranë dhe atij të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, po në shtator, por 11 vite më parë në mes të Vlorës.

Sipas saj kur u njoftua për atentatin me eksploziv tek Ura e Selitës, ngjarja e parë që i erdhi ndërmend ishte pikërisht ajo e gjyqtarit Konomi. Lala thekson se autorët dhanë një mesazh të qartë, teksa shton se me shumë mundësi atentati vjen prej përplasjes së fortë të fiseve Gjini- Reçi.”Në momentin e parë ishte e paqartë. Kemi siguruar pamjet nga momenti i parë të personit. Ngjarja që më shkoi që në momentin e parë ne mendje ishte ajo e Skerdilajd Konomit, koha dhe vendi ku është gjetur, pra po jepej një mesazh i qartë.Krimi i organizuar nuk pyet nëse vret dhe kalimtarë, do të arrijë qëllimet. Familja Gjini ka pasur edhe të tjerë të vrarë. Ky është vëllai i Armando Gjinit që është ekzekutuar me kallashnikov para Katedrales në Rrëshen, para familjes së tij. Bëhet fjalë për një përplasje të fortë të fiseve në Rrëshen. Vëllai i tij ka qenë pjesë e grupit kriminal të Met Kananit”– tha Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME