Lajme

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Tre të shoqëruar, detaje

Tre persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar për autor të mundshëm të shpërthimit me tritol që u bë në mjetin e Bernard Sinomatit, në Vlorë. Policia nuk ka ende një pistë hetimi për ngjarjen në fjalë, pasi mjeti i Sinomatit kishte kohë që ishte braktisur, për shkak se pronari jetonte jashtë shtetit.

Pronari i mjetit, Bernard Sinomati rezulton të jetë arrestuar nga policia në Vlorë në vitin 2015 për armëmbajtje pa leje. Po ashtu, ai rezulton të ketë qenë dënuar në Belgjike ku nga b urgu ka dalë një vit me parë. Lënda plasëse ishte vendosur poshtë makinës, së parkuar në një lagje afër poliklinikës.

Mjeti me targa AA151MJ, në fakt ndodhet në pronësi të një gruaje me iniciale A.K., por në fakt përdorej nga 36-vjeçari Sinomataj. Lënda p lasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit në anën e shoferit, megjithatë përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar tek kalimtarët e rastit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close