Categories Lajme

Shpërthimi në Velipojë/ Vajza dhe nipi luftojnë për jetën, babai i dëshpëruar: Shteti asnjë ndihmë…

Dhimbja është ende e madhe për Gjergj Nikajn, i cili humbi dy mbesat e tij 19 dhe 15 vjeçe, ndërsa vajza dhe nipi i tij vijojnë të trajtohen në spital në Itali nga plagët e marra si pasojë e shpërthimit të gazit.

I lënduar nga disa lajme që njoftuan dje vdekjen e së bijës, me lot ne sy Gjergj Nikaj tregon se vajza e tij, Alketa dhe nipi, Enriko fatmirësisht jetojnë, por ende nuk kanë dalë nga rreziku.

“Kur vijë në shtëpi, shoh oborrin plot. Them se; çfarë ka ndodhur?!’ Ndez televizorin, nuk më shkonte ndërmend për vajzën. Por mora djalin në telefon dhe e pyeta. Djali më tha; o bab do të them troç, se ka kaluar ende rrezikun. 4 javë që e kam nisur fëmijën në Itali. Zoti ça të shkruaj, le të bëjë.”, tha ai.

Vajzat e familjes Gjoka 19 dhe 15 vjeçe ndërruan jete javë më parë në një spital në Itali, pasi nuk mundën t’ju shpëtonin djegieve të rënda të shkaktuara nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Gjergj Nikaj falënderon deputetin Tom Doshi, i cili e vizitoi dhe i ofroi ndihmë në spital ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë. Ndërsa për sa i përket ministrisë së Shëndetësisë thotë se nuk i ofroi asnjë mbështetje.

“Tom Doshi, ka ardhur hyri në spital. Ai pyeti se kush ishte baba dhe nëna, dhe më takoi. I vetmi njeri që më ka lënë respektin më të madh të jetës time.

Ministria e Shëndetësisë as nuk na tha; të shkuara ju qofshin, apo as që do të përpiqemi. Pasi siç hyri brenda, ashtu doli jashtë”, shtoi ai.

Gjergj Nikaj thotë se edhe për transportin e të plagosurve jashtë vendit iu desh të paguanin ambulanca private, pasi shteti nuk ua mundësoi këtë shërbim.

“Asnjë ndihmë në botë, me çka di unë. Kemi marrë 4 ambulanca private.”, -tha i moshuari.

Ngjarja e rëndë që ka lënduar thellësisht familjen dhe tronditi mbarë opinionin, ndodhi në 4 korrik në hotelin e tyre në Velipojë, kur Alketa ndezi bombolën për të bërë kafen, por gazi që kishte rrjedhur shpërtheu duke plagosur nënën 40 vjeçare me 3 fëmijët e saj.

Dy vajzat për fatin e keq nuk mbijetuan dot, ndërsa po lufton për jetën nëna e tyre, Alketa dhe djali 12-vjeçar Enriko Gjoka. Azlajme/ E.M

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME