Categories Lajme, Sport

Shpëtim Gjika debaton me tifozët për Flamurtarin e tij, si mendoni ju?

Një foto e ekipit të Flamurtarit në aeroportin e Rinasit, përpara nisjes për në Skoci në kuadër të pjesëmarrjes për Europa League në vitin 2009, publikuar nga Shpëtim Gjika, ka ngjallur reagime dhe debate të shumta. Në këtë debat janë përfshirë edhe tifozët, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje, pas 11 vitesh, polemikat e atij takimi.

Ka qenë një nga tifozët, Fatos Memajdini, që ka ngacmuar i pari duke thënë se ndeshja në Skoci la shije të hidhur: “Ndeshja në Skoci la shije të hidhur me atë rezultat tenistik”. Por, ka reaguar ish-presidenti Shpëtim Gjika, i cili e pranon këtë, por vetëm në aspektin teknik dhe jo për aludime të tjera. “E vërtetë, rezultati ishte shumë zhgënjyes! Gjithsesi, asnjë nga aludimet nuk qëndron, dhe flas me përgjegjësi dhe me moral e nderin tim. Arsye të tjera teknike po. Gjithsesi, ishte një zhgënjim që na u bë mësim për më vonë”, shprehet Gjika. Komentet vijojnë me Flamur Çelën, i cili kujton golin e Roshit dhe që sjell një tjetër reagim të Gjikës. “Po, sapo u fut në pjesën e dytë. Ja dhe ky ishte një nga gabimet teknike të asaj ndeshjeje, sipas mendimit tim. Roshi duhet ta kishte filluar ndeshjen qysh nga minuta e parë”, shprehet Gjika.

Ndërsa Mariglen Aliaj thotë se ekipi nuk ishte shumë serioz, ndërsa Gjika i kthen këtë përgjigje: “Po Roma që u mund në Angli 8-1 duhet të ishte shkrirë fare! Gjithsesi e thashë, ishte zhgënjyese. Por, duhet të mirëkuptojmë veç të tjerash edhe mungesën e eksperiencës. Çunat ishin të rinj dhe për herë të parë ballafaqoheshin në Europë. Megjithatë, për ta harruar sadopak, kujto ndeshjen e parë në Vlorë ku shkëlqyem dhe fituam”, shprehet ishpresidenti. Por, tifozi Dritan Shollaj ngre një tjetër dyshim: “Pikërisht se shkëlqyem në Vlorë të bën të dyshosh që s’ishte ndeshje e pastër në Skoci, sepse të fitosh 1-0 dhe të rrihesh 8-1 s’më duket normale, se s’po luanim me Barcelonën”, thotë ai, ndërsa Gjika e ka për të edhe një përgjigje. “Po, as ne nuk ishim Milani. Nejse, ti mbaji dyshimet, ashtu e gjykon, është mendimi yt”, thotë Gjika.

Por nuk ka vetëm debat, ka edhe batuta. Ish-deputeti Eltar Deda i thotë Gjikës: “E, mall që nuk na veshe edhe ne që erdhëm për të ndjekur ekipin”. Ndërsa Gjika, i kujton një episod me ish-futbollistin e shquar Përparim Lushaj: “Po Limi Lushajn e mban mend që ju grisën pantallonat ne aeroport”. Ndërsa ish-deputeti vijon më tej me një tjetër histori: “Mbaj mend edhe Guron dhe njërin që i hapën valixhen në Londër”.

Një nga tifozët, Genard Fega, i kujton Gjikës një ngjarje të ndodhur në Ballsh. “E mban mend kryetar ndeshjen me Ballshin që i masakruan çunat ata “nallbanët” e Ballshit. Në fund shënoi Fjodori gol. Isha fiks pas kurrizit tënd dhe s’kam për ta harruar që u ule në stolin e thyer e vure duart në kokë, të qaje ishte pak, por si u bëre në fytyrë më ka mbetur në mendje (gjysmën e stolit e theva unë në kurrizin tënd, sepse ishe ulur ti). Ti na motivoje ne të rinjtë të rrihnim gjoksin për një ekip si Flamurtari, ndiheshim krenarë, jo si sot që ulim kokën e qepim gojën për atë fanellë”, shkruan ai.

Ndërsa Gjika jep këtë përgjigje: “As kishin për të na mundur sado që na gjymtuan e sakatuan. Bënë një hile tjetër ata, hoqën sinjalin televiziv dhe gjyqtari anësor (më duket quhej Proletar Zhuli), e futi flamurin në xhep dhe nuk kishte më ‘offside’. Dhe goli i F. Xhafës ishte ‘offside puro’”. FLAMURTARI SOT- Një tifoze, e quajtur Ida Backa, thotë se ekipi i dikurshëm ishte super, ndërsa Flamurtari i sotëm është shkrirë. “Super duken, por i ka pikur syri çunat. U shkri fare ekipi tani”, thotë ajo. Edhe për këtë Gjika ka një përgjigje me batutë: “Duhet ta çojnë ekipin, t’i yshtim tani”.

hqdefault

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME