Lajme

Shpëtohen 2 pushues në Durrës, Rrezikuan të fundoseshin me gomone (VIDEO)

Dy persona janë shpëtuar sot orët e para të mëngjesit, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej.

Mësohet se rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, Njësia Policore Detare e Durrësit ka shpëtuar dy shtetas të cilët po kërkonin ndihmë pasi mjeti i tyre tip gomone kishte pësuar defekt dhe rrezikonte fundosjen.

Sapo i kanë konstatuar, efektivët kanë shkuar me mjet lundruas në ndihmë të pushuesve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore ndërkohë që mjeti lundrues që kishte pësuar defektë është tërhequr në breg.

Njoftimi i Policisë

Gjiri i Durrësit

Rrezikuan të fundoseshin, bashkë me gomonen e tyre, për shkak se mjeti lundrues pësoi defekt, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve.

Rreth orës 04:00, të mëngjesit të sotëm, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues gomone kishte pësuar defekt.

Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me mjet lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.

Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Njësisë, të kërkojë ndihmë, dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe i specializuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close