fbpx
Lajme

Shpëtohet këmbanorja e kishës së Shën Kollit në Vodicë/ Daton nga shekulli i 18-të

Besimtarët e Vodicës do të mund ta festojnë Shën Nikollën, më 6 dhjetor, të qetë këtë vit. Pas ndërhyrjes së specialistëve të Drejtorisë të Trashëgimisë Kulturore, Korçë, kambanarja e kishës, në këtë fshat të Kolonjës, i shpëtoi shembjes. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti sipas së cilës ndërhyrja u krye pas kërkesës së komunitetit.

“Si një kërkesë e komunitetit, por dhe si interesim i DRTK-së, për të ruajtur këtë pasuri kulturore, u krye një ndërhyrje shpëtimi, ndërkohë që puna vijon në të tjerë elementë të objektit shekullor”, u shpreh Margariti. Kisha e Shën Kollit në Vodicë, është rishpallur monument kulture në vitin 2015 dhe ka pasur problematika të shumta, deri në degradim të këmbanarisë e cila rrezikonte dhe shembjen.

Faktor kryesor i problematikave janë, tërmetet të cilat kanë shkaktuar inklinim dhe çarje në muraturë, ndërs si pasojë e lagështisë ka pasur dëmtime të materialit lidhës. Vodica është një fshat i vogël rreth 7 kilometra në veriperëndim të Ersekës. Bëhet fjalë për një fshat të veçantë për shkak të kishës ortodokse të ruajtur mirë, që daton në shekullin e 18-të.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button