Lajme

Shpëtohet turistja në Valbonë/ Spanjollja shtatzënë kërkoi ndihmë, janë jashtë rrezikut për jetën

Një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzënisë është shpëtuar nga ekipi i mjekëve mëngjesin e së mërkurës, pasi iu rrezikua jeta në Valbonë. Turistja ishte duke bërë ecje në shtegun Theth-Valbonë, një zonë mjaft e frekuentuar nga të huajt.

Mësohet se ajo ka qenë e pambrojtur, me veshje të papërshtatshme për alpinizëm dhe për pasojë është rrëzuar. Pas thirrjes për ndihmë, turistja spanjolle u mor me helikopter nga Valbona.

E reja po merr shërbimin mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë dhe fatmirësisht ajo dhe fëmija janë jashtë rrezikut.

Kalimi mes Bjeshkëve në shtegun Theth-Valbonë është një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët e huaj, të cilët preferojnë aventurën.

Për shkak të terrenit të vështirë, dhe lëvizjes pa guidë, turistët e huaj janë aksidentuar shpesh në këtë zonë, madje janë shënuar dhe humbje jete.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close