Categories Lajme

Shpëtoi grekët nga zjarri, v des nga kanceri heroi shqiptar

Peshkatari shqiptar Kostas Arvanitis, heroi që shpëtoi 70 persona gjatë zjarreve në Greqi, ka gjetur vdekjen. Pas një beteje të gjatë me kancerin, Arvanitis ndërroi jetë këtë fundjave raportojnë mediet greke.

Për ndarjen nga jeta të peshkatarit shqiptarit ka reaguar edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili shkruante: Kostas Arvaniti ishte shembull i solidaritetit dhe ndarja e tij nga jeta na mbushi të gjithëve me trishtim. Varrimi i tij do të jetë shpenzim publik. Është një vepër e vogël mirënjohjeje nga të gjithë ne për trimërinë që tregoi natën e tragjedisë kur pa e menduar dy herë shpëtoi 70 persona.

Si u kthye shqiptari në hero?

Në 23 korrik 2018 Arvanitis kishte një ditëlindje në familje dhe ishin mbledhur së bashku me disa miq.

Por në vend që të festonte, shqiptari nuk ngurroi asnjë minutë të merrte varkën e tij të peshkimit dhe të nxitonte për të shpëtuar dhjetëra njerëz të bllokuar në Mati, nga zjarret vdekjeprurëse.

Ai mori me vete gruan e tij Chryssa, djalin Dimitris dhe punonjësin egjiptian Mahmout Messafer. Një nga një, ata i ndihmuan njerëzit.

Edhe pse ishte duke luftuar për jetën e tij, shqiptari nuk foli shumë për operacionin e shpëtimit dhe për këtë kishte një arsye, por në 1 vjetorin e zjarreve postoi nj

Arvanitis: Unë nuk isha në gjendje të menaxhoja dhimbjen, dëshpërimin dhe pikëllimin te burrat dhe gratë, por edhe për të gjitha kafshët që digjeshin të gjallë atë ditë. Ndërsa ditët e këtij përvjetori po afroheshin, ndjeva një boshllëk në gjoksin tim, i cili rritej. Ditëlindja dhe ndjenja ime në vend që të isha në humor festiv, më dukeshin më shumë si një memorial. Unë nuk kam folur shumë për atë që kam përjetuar atë natë, pasi nuk mund të përballoja dhimbjen, dëshpërimin, simpatinë për njerëzit e mi, por edhe për kafshët shtëpiake dhe kafshët endacake që vendosa në barkën time së bashku me familjen time. 

Raportohet se djali i tij ka thënë për mediet: “Jeta është e padrejtë. Ai shpëtoi dhjetëra jetë, por nuk mundi të shpëtojë të tijën.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME