Lajme

Shpëtoi një grua dhe foshnjën e saj 6-muajshe, shqiptari tregon momentet e trishta

Shqiptari nga Kaçaniku i Kosovës, Bekim Çallaku është shpallur hero në shtetin danez, pasi shpëtoi nga vdekja një grua bashkë me fëmijën e saj vetëm 16 muajsh. Ish-bashkëshorti i saj, babai i fëmijës i sulmoi në rrugë me thikë, duke e lënë gruan në karrocë dhe fëmijën të verbër. Shqiptari që jeton prej 30 vitesh në Danimarkë tregoi me detaje se çfarë ndodhi atë ditë, teksa fliste për emisionin “Shqipëria Live”.

“Po kaloja në rrugë me makinë dhe pashë një somalez që po kërcënonte një grua me thikë dhe kishte një grua. Unë shkova direkt, dola nga makina dhe kam shtyrë atë. Fëmija ishte prerë më thikë bashkë me gruan. Aty ishin dy biçikleta dhe e kam godit me to. Ishte një rast që nuk munda ta kontrolloja dot. Unë kam mbajtur agresorin, ashtu shpëtova gruan dhe fëmijën. Ajo ka ndenjur në karrocë kur erdhi në gjyq, fëmija ka mbetur i verbër dhe ana e majtë është paralizuar, por mund të përmirësohet me kalimin e kohës. Kam takuar në gjyq prindërit e gruas dhe më falënderuan”, tha Çallaku.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: