Categories Lajme

Shpopullimi i vendit, INSTAT “rrëzon” OKB: Numri i emigrantëve ka rënë

Instituti i Statistikave rrëzon raportin e OKB për shpopullimin e vendit deri në vitin 2100 duke sqaruar metodologjinë që përdoret. Majlinda Nesturi, Drejtoresha e Statistikave në INSTAT sqaron se ndryshe nga metodologjia e përdorur nga organizata e kombeve të bashkuara për emigracionin, ky institucion përdor komponentin e emigracionit neto, thënë ndryshe diferenca midis qytetarëve të larguar dhe atyre që rikthehen brenda një periudhe të caktuar.

“Shifrat tregojnë që numri i emigrantëve që largohen nga vendi ka ardhur në rënie. Në vitin 2011 nga 55 mijë shqiptarë mijë që linin vendin ka arritur në 38 mijë në 2018. Shoh një trend pozitiv të të kthyerve që do të thotë numri i shqiptarëve që kthehen në vend po rritet dhe ne për të parë impaktin në popullsi nuk mund t’i referohemi vetëm emigrantëve apo imigrantëve duhet patjetër që këto të dy elementë t’i shikojmë të bashkuar dhe të shikojmë komponentin e emigracionit neto, pra diferenca midis emigrantëve dhe imigrantëve”, deklaron Nesturi.INSTAT pranon se ka edhe një rënie të lindshmërisë. Majlinda Nesturi thotë se INSTAT ka projeksionet e veta për një periudhë 30-vjeçare, interval që siguron statistika më të besueshme.

“Projeksionet e popullsisë ndërtohen për një periudhë 30-vjeçare. Ne na ndodhi aktualisht, kemi kryer projeksionet e popullsisë, bazuar në censusin e vitit 2011 dhe ato janë bërë publike në vitin 2014 dhe realiteti tregoi që në supozimet e bëra për këto projeksione nuk ishin të duhurat. Elementi që ndryshoi ishte lindshmëria. Ne e kishim projektuar lindshmërinë të ishte pak më e lartë sesa realiteti tregoi”, u shpreh Nesturi.

Ajo tregoi edhe projeksionet e INSTAT për popullsinë deri në vitin 2031.
“Në vitin 2031 ne projektojmë që popullsia të jetë 2.92 mln banorë. Sipas variantit të ulët që supozon nëse lindshmëria do të ulet dhe emigracioni do të rritet INSTAT projekton që në vitin 2031 popullsia të shkojë 2.59 mln. Ndërkohë që varianti i mesëm që është midis dy varianteve të lartë dhe të ulët dhe që ne sugjerojmë që është edhe variant më i mundshëm, në vitin 2031 popullsia e Shqipërisë nga 2.86 mln që është në 2019 do të shkoj në 2.75 mln”, tha Nesturi.
Një ditë më parë Organizata e Kombeve të Bashkuara raportoi se sipas projeksioneve të saj, në vitin 2100 Shqipëria rrezikon të mbetet një vend me vetëm 512 mijë banorë. Sipas kësaj organizate pas 80 vjetësh në këtë vend do të jetojnë afërsisht 1/6 e popullsisë aktuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME