Lajme

Shqipëri: Asnjë humbje jete në 24-orë, ja sa raste të reja janë evidentuar

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24-orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë vdekje nga Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar 35 raste të reja nga 165 testime të kryera.

Sipas MSH në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Lajm mirë për sa i përket personave të shëruar ku vetëm në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 141 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 273,262 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi: 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 165 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 35 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Peqin, nga 2 qytetar në Lushnje, Pogradec, nga 1 qytetar në Himarë, Korçë.

Janë 685 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 141 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,262 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 35
Të shëruar në 24 orë 141
Të shtruar në spitale 9

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 165

Testime totale 1,838,470
Raste pozitive 277,444
Raste të shëruara 273,262
Raste Aktive 685
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 530
Fier 42
Vlorë 42
Durrës 19
Lezhë 14
Gjirokastër 9
Korçë 9
Elbasan 7
Berat 6
Shkodër 4
Dibër 2
Kukës 1

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close