Lajme

Shqipëri-Kosovë, nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme

Tri marrëveshje të rëndësishme u nënshkruan sot ndër të tjera në Kosovë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bën të ditur se me ministrin e Financave të Kosovës, firmosëm marrëveshjen për kontrollet e përbashkëta në pikën kufitare Morinë – Vërmicë.

“Nuk ka me kontrolle të tepërta në kufi, ka vetëm një të përbashkët për të dy administratat doganore”, thekson Ahmetaj.

“Po kështu, firmosëm marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, investimeve dhe marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare. Ndërsa me ministrin e Tregtisë firmosëm marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e pronësisë industriale, një hap më tej për nxitjen e inovacionit tek bizneset”, shkruan Ahmetaj.

Marrëveshjet u nënshkruan në kuadër të mbledhjes së pestë të përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, që u zhvillua sot në Pejë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close