Categories Lajme

Moti i keq në Shqipëri, meteorologu: Ja kur do të kthehen temperaturat e larta

Moti i keq i cili ka mbërthyer vendin tonë prej disa ditësh pritet të ketë një përmirësim përgjatë fundjavës. Në një lidhje direkte me moderatorët Sibora Bitri dhe Alban Musa në ABC-ja e Mëngjesit, meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb u shpreh se nga e mërkura temperaturat do të fillojnë të rriten. Ai tha se e njëjta situatë do të paraqitet edhe në Kosovë.

“Do të ketë një përmirësim të kushteve të motit në fundjavë. Vlerat termike kanë pësuar rënie gjatë kësaj fundjave ndërsa duke filluar nga dita e martë dhe e mërkurë kemi rritje duke bërë që deri në fundjavë të shkojnë deri në 30 gradë. Kosova ka pasur prezencë të dukshme te reshjeve dhe vranësirave. Në ditët në vijim presim që edhe Kosova të ketë një përmirësim të kushteve të motit. Deri në fundjavë temperaturat do shkojnë në 24-25 gradë celsius. Kjo vlerë është normale për stinën ku jemi. Pritet që në fundjavë të kemi një rritje akoma më të madhe. Zonat bregdetare do jetë me temperaturë të qëndrueshme gjatë fundjavës”, tha Hakil Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME