Categories Lajme

Shqipëri, një qytetare nga Vlora humb betejën, 594 raste të reja, ja sa humbën jetën në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se tetë persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërkohë që rastet e reja me Covid-19 janë 594, nga 3180 testime të kryera. Ndërkohë, 304 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 594 qytetarë, në këto bashki:  237 në Tiranë, 45 në Durrës, 43 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Elbasan, 23 në Berat, nga 16 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 14 në Lushnje, 11 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Mallakastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Vorë, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Kukës, Lezhë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Devoll, nga 4 qytetarë në Gramsh, Kuçovë, Roskovec, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Himarë, Korçë, Peqin, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Tepelenë, Konispol, Delvinë, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Shijak, Kavajë, Dibër, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Pogradec, Skrapar, Cerrik, Librazhd.
Janë 6726 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana të moshave 58-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 69 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetare nga Vlora 81 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 304 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME