Categories Lajme

Shqipëri, rritet numri i pensionistëve në tregun e punës, të rinjtë “zhduken”

Një seri faktorësh demografik, ku kryeson emigracioni i lartë, po redukton me ritme të përshpejtuara forcën e punës tek të rinjtë 15-29 vjeç. Në të kundërt, numri i pensionistëve në punë po rritet ndjeshëm. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, në tremujorin e parë të vitit 2021 forca e punës në grup-moshën 15-29 vjeç shënoi 326,106 persona, 27 mijë më pak se një vit më parë ose 7.7% më pak.

Forca e punës reduktohet për dy faktorë themelore.

E para, rënia e përgjithshme popullsisë në moshë pune dhe e dyta kur popullsia në moshë punë bëhet inaktive (nuk dëshiron të punojë). Përgjithësisht kur forca e punës bie rritet numri i personave “dembele” , inaktivët. Por në rastin e grup moshës 15-29 vjeç inaktiviteti është rritur shumë pak në krahasim me rënien që ka ndodhur në forcën e punës, duke reflektuar qartë rënien e popullsisë banuese në vend në ketë grup-moshë.

Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e parë 2020, rreth 8800 të rinj kanë rënë në inaktivitet, por ndërkohë forca e punës ka rënë me 27 mijë të rinj.

Tkurrja e numrit të të rinjve të forcën e punës po vjen nga dy arsye kryesore. E para lidhet me emigracionin e lartë të kësaj grup moshe. Të dhënat e mëparshme të Eurostat mbi azilkërkuesit tregojnë se mbi 80% e azilkërkuesve shqiptare janë të rinj.

Arsyeja e dytë lidhet me rënien e lindjeve pas vitit 2000. Rënia sistematike e lindjeve ka ulur në mënyrë të natyrshme grupin e të rinjve në forcën e punës.

Projeksionet e popullsisë për tri nënndarje të grup-moshës së të rinjve, për vitet 2018-2021, tregojnë qartë që prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeç paraqesin rënie të dukshme gjatë viteve në vijim, tendencë kjo që shënon pikënisjen e trendit rënës për forcën e punës.

Shifrat flasin për vështirësi të punësimit të hasura kryesisht tek të rinjtë. Tek grup-mosha 15-29 vjeç tregu i punës është i paqëndrueshëm.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 23,3 %. Papunësia e të rinjve shfaqi tendencë rritëse. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e parë 2021, është 3,3 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2020 është rritur me 1,6 pikë përqindje.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbënin 70,1 % te të rinjve ekonomikisht jo-aktivë në tremujorin e parë 2021, ndërsa 9,0 % u klasifikuan si të papunë të dekurajuar.

Rritet me 30% numri i pensionistëve në punë

Hendeku që po lënë të rinjtë në tregun e punës po zëvendësohet me pensionistë. Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave mbi 64 vjeç që janë raportuar në punë arriti në mbi 86 mijë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një rritje 30 % në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave në punë mbi 60 vjeç arriti rekord në tremujorin e parë të këtij viti. Ata po bëhen gjithnjë e më atraktiv në tregun e punës për shkak të zanateve që zotërojnë. Bizneset po gjejnë më shumë aftësi te moshat e vjetra. Të rinjtë janë më të pakët në numër dhe gjithnjë e më pak po tentojnë të mësojnë zanate. Tendenca për të fituar shpejt dhe shumë pa lodhje është tashmë evidente.

Shumë biznese sidomos në sektorin e ndërtimit dhe fasonit po vuajnë mungesën e punonjësve, teksa kanë nisur përpjekjet për ti plotësuar nevojat me të huaj nga Afrika dhe Azia./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME