Categories Lajme

Shqipëri / Rritje ndjeshme e rasteve të reja, ja sa humbën jetën në 24 orët e fundit

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga 5639 testime kanë rezultuar pozitivë 547 qytetarë, ndërsa janë shëruar 298. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë, në këto bashki:  239 në Tiranë, 30 në Durrës, 28 në Sarandë, 25 në Fier, 18 në Vlorë, 16 në Elbasan, 14 në Lushnje, nga 12 qytetarë në Tepelenë, Shkodër, nga 10 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Korçë, Mallakastër, 8 në Patos, nga 7 qytetarë në Mat, Divjakë, Gjirokastër, Skrapar, nga 5 qytetarë në Himarë, Krujë, Shijak, Mirditë, Pukë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Këlcyrë, Kuçovë, Peqin, nga 3 qytetarë në Cerrik, Devoll, Selenicë, Dibër, Vorë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Berat, Maliq, Memaliaj, Përmet, Konispol, Delvinë, Tropojë. Janë 5506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Gramshi 64 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Durrësi 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç, një qytetar nga Lushnja 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 298 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,181 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME