fbpx
Lajme

Shqipëria akordon 70 mijë euro ndihmë financiare për Këshillat Shqiptarë në Serbi dhe në Mal të Zi

Këshilli i Ministrave vendosi sot dhënien e ndihmës financiare për mbështetjen e funksionimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe të zyrave të tij në Preshevë e Medvegjë dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi e të zyrës koordinuese të tij në Plavë. Sipas këtij vendimi Këshilli i Ministrave akordoi 40 000 euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe të zyrave të tij në Preshevë e Medvegjë, si dhe 30 000 euro për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe të zyrës koordinuese të tij në Plavë.

Vendimi parashikon që Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në programin “Shpenzime diplomatike jashtë shtetit”, në zërin “Shpenzime korrente”, do t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 70 000 eurosh. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button