Categories Lajme

“Shqipëria anëtarësohet kur BE-ja të mos ekzistojë”/ Rama i përgjigjet karikaturistit në Bruksel: Duket si depresion serb

Në Bruksel u mbajt një seksion i veçantë ku u diskutua për Samitin BE-Ballkan që u mbajt në Tiranë me praninë e Kryeministrit Edi Rama, Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevko Pendarovski.

Pasi iu përgjigjën pyetjeve të drejtuesit të sesionit, i pranishëm ishte edhe një karikaturist i cili parashtroi këndvështrimin e tij për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit. E në fund të fjalës së tij, ai përmendi edhe një shaka që sipas tij ka të bëjë me faktin se kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian.

“Ka edhe një shaka shqiptare që Edi nuk e përmendi, por ata që pyeta nga Shqipëria ma përmendën. Çështja është kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, dhe përgjigjia është kur BE të mos ekzistojë më”, tha ai.

Por Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi t’i përgjigjej.

“Më duhet ta korrigjoj pak burimin e shakasë. Ky burim nuk është Shqipëria. Në Shqipëri shakaja ishte ndryshe. Gjatë kohës kur luftonim ishin të dëshpëruar se s’donin të na flisnin. Ishte një europtimisht dhe një europesimist. Europtimisti tha se Shqipëria do të anëtarësohet në BE bashkë me Turqinë. Europesimisti thoshte Shqipëria do anëtarësohet në BE kur Turqia të ketë Presidencën e BE-së. Ndërsa kjo derisa të mos ekzistojë më BE-ja duket si depresion serb”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME