Categories Lajme

“Shqipëria buzëqesh”/ Deri tani 350 mijë vaksinime

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, janë kryer 350 mijë vaksinime.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot shifrën e 350 mijë vaksinimeve, e cila e afron gjithmonë e më shumë vendin me realizimin e objektivit të qeverisë për të kryer 500 mijë vaksinime deri në fund të majit.

Vetëm ditën e djeshme, në Shqipëri kanë mbërritur 208 000 vaksina të “Sinovac” dhe 8190 doza të vaksinës “Pfizer”.

Në total, Shqipëria ka administruar mbi 700 mijë vaksina.

Procesi i vaksinimit masiv ka vijuar në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME