fbpx
Lajme

Shqipëria dëboi dy diplomatët, reagon liderja e opozitës iraniane

Liderja e opozitës iraniane Maryam Rajavi, e cila jeton në Manzë të Durrësit, ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar nga Tirana dy diplomatët iranianë. “Dëbimi nga qeveria e Shqipërisë e dy diplomatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë”, shkruan ajo në Twitter.

Lajmi për dëbimin e tyre u bë i ditur nga vetë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, sipas të cilit, ata janë shpallur persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button