Categories Lajme

Shqipëria finaliste për “Hermann Gmeiner”

Për herë të parë vendi ynë kualifikohet në këtë garë pas 70 vjetësh Të rritesh pa frymën prindërore për çdo fëmijë është mjaft e vështirë. Të njëjtin fat ka patur edhe Alfred Muharremi, por ai gjithnjë ka qenë i rrethuar nga dashuria e nënave të fshatit SOS. Sot ky fshat numëron plot 63 fëmijë, 37 të rinj dhe 800 familje që marrin mbështetje nga programet që ofron SOS e që rriten në sajë të përkujdesjes së madhe, jo vetëm nga ana morale, por edhe arsimore njëherazi. Alfred Muharremi është nominuar ndër tetë finalistët e çmimit ndërkombëtar “Hermann Gmeiner”, në nder të figurës së themeluesit të SOS, për të vlerësuar në nivel global të rinjtë nën kujdesin e kësaj organizate të pavarur, që janë model për shoqërinë. Muharremi thekson se të gjithë fëmijët të cilët janë rritur në fshatin SOS i konsideron motra dhe vëllezër, ku së bashku kanë realizuar projekte kombëtare dhe lokale me natyrë humane, artistike dhe sociale, ku në fokus qëndrojnë 1230 fëmijë dhe 212 të rinj.

Por si paraqitet situata e fëmijëve jetimë sot në Shqipëri ? Sipas Alfredit në vendin tonë ka institucione të përkujdesjes shtetërore dhe private për fëmijët pa kujdes prindëror. Është shumë e dhimbshme situata me të cilën përballen të rinjtë të cilët largohen nga këto institucione në moshën 18-vjeçare, pasi enden rrugëve për shkak të papunësisë. Çmimi “Hermann Gmeiner Award”, jepet prej 70 vitesh një herë në çdo dy vjet nga 559 fshatra SOS në 136 vende të botës. Për Alfredin ky lloj çmimi përcjell një mesazh shumë të fortë. Për të votuar Alfred Muharremin, votimi bëhet nëpërmjet faqes online deri në datën 23 Korrik. Shqipëria për herë të parë pas 70 vjetësh kualifikohet në finalen e madhe dhe ndodhet përballë vendeve si Rumania, Liberia, etj në çmimin që shkon për kategorinë meshkuj. Klan Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME