Lajme

“Shqipëria Fiton”, koalicioni i PD regjistrohet nesër në KQZ

Kampi opozitar po shfrytëzon orët e fundit për të mbyllur negociatat me aleatët për pozicionet që do të kenë në listat e zgjedhjeve parlamtare të 25 prillit.

Një ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mësohet se opozita ka vendosur të pagëzojë grupimin e saj me emrin “Shqipëria fiton”. Terminologji e përdorur gjerësisht në retorikën e demokratëve gjatë muajve të fundit.

Nesër pritet që përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso të dorëzojë në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve koalicionin “Shqipëria fiton” bashkë me numrin e kandidatëve që duhet të propozojë secila parti politike në zonat zgjedhore.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close