Categories Lajme

Shqipëria hap kufijtë, punëtorët sezonale fluks drejt Malit të Zi e Greqisë

Punëtorët sezonalë krijuan fluks lëvizjesh në pikat kufitare drejt Greqisë e Malit të Zi, në ditën e parë të hapjes së kufijve mes Shqipërisë e vendeve të rajonit. Pala shqiptare i kishte neglizhuar masat anti-Covid, ndërsa në Mal të Zi e Kosovë futesh vetëm pas kontrolleve të rrepta.

Ky 1 qershor shënoi nisjen e hapjes së Shqipërisë me botën pas izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pikat kufitare tokësore me vendet e rajonit, ngritën traun dhe në ditën e parë u shënua fluks i lartë lëvizjesh.

Për të hyrë në shtetin malazez udhëtareve u kërkohet që të kenë maska dhe doreza, kjo si masë për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm nga Covid 19.

Por ka të tjerë që kalojnë në këmbë vetëm për një kafe në tokën shqiptare si rasti i këtij të moshuari.

Fluks kishte edhe drejt Kosovës.

Pala shqiptarë aty i ka lehtësuar masat dhe kufizimet. Por pala kosovare vazhdon kontrollet e udhëtarëve për koronavirus sipas udhëzimit të qeverisë.

Ndërsa udhëtarët kishin ankesa për vonesat.

Edhe në pikat kufitare tokësore, fluksi ishte në dalje.

Në Kapshticë ra në sy mungesa e kontrolleve shëndetësore

Drejt Greqisë ndërkohë vijon fluksi i punëtorëve sezonalë.

Por edhe pse mes dy vendeve ka një marrëveshje, kishte prej tyre që hasën pengesa në doganë.

Situata e ngjashme u paraqit edhe në pikën kufitare të Kapshticës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME