Categories Lajme

Shqipëria, ndër 20 vendet në rang botëror me numrin më të madh të digave

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot kryetarin dhe anëtarët e rinj të Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha dhe anëtarët e Këshillit Teknik të Përhershëm të Digave. Ndërsa theksoi fokusin tek siguria e digave, Balluku vuri në dukje se të gjithë njerëzit që u janë bashkuar këtyre ekipeve kanë një përvojë të gjatë deri në 45-vjeçare në këtë fushë. Ministrja Balluku vuri në dukje se Shqipëria është ndër 20 vendet e listuara në rang botëror me numrin më të madh të digave. Vetëm në Tiranë, tha ajo, ka 40 diga. Balluku tha se përveç digave të Kaskadës së Drinit apo HEC-et koncesionare të Moglicës, e gjithë pjesa tjetër e digave menaxhohet nga pushteti vendor, që nuk e ka ekspertizën për atë që flasim. Detyra juaj, tha ajo, është mbështetja e pushtetit vendor për të mbuluar këtë përgjegjësi që kanë marrë.

“Digat janë pasuri e madhe që duhet të kthehen në eficencë, por konstatoj sot se burimet njerëzore që Republika e Shqipërisë ka, janë pasuria më e madhe që ne kemi. Asnjë gjë nuk bëhet dot eficente pa pasur eksperiencën e duhur, kuadro dhe stafe që kanë dëshirë të kontribuojnë”, tha ajo, ndërsa theksoi se këta ekspertë të zgjedhur sot janë garancia kryesore për mbarëvajtjen e këtij procesi kaq të rëndësishëm.

Balluku theksoi se shumë zona urbane pranë digave, ka tendencë për t’u kthyer në zona turistike, si në rastin e Komanit. “Ne na rritet përgjegjësia e kërkesa për të qenë sa më skrupuloz në skanimin e situatës aktuale për të krijuar një mirëmbajtje që duhet të bëhet në mënyrë lineare gjatë gjithë kohës.

Kryetari i Komitetit të Digave, Arjan Jovani, vuri në dukje se në vendin tonë ka në total 650 diga, nga të cilat 362 diga të mëdha me lartësi mbi 15 m. Diga e parë e ndërtuar në Shqipëri është ajo e Ulzës në 1957 dhe ka vazhduar ndërtimi me kulminacion deri në vitet ’90. Ai tha se “90% e digave janë në sektorin e bujqësisë, por janë edhe ato të hidroenergjisë që kanë vazhduar të ndërtohen edhe pas ’90-s”.

“Sot kemi shumë pak diga të reja 5 ose 6. Shumica janë mbi 30-40 vjeçare gjë që kërkon mirëmbajtje dhe monitorim të këtyre digave. Detyra kryesore e Komitetit të Digave është ushtrimi i kontrollit të shtetit për sigurinë e tyre, meqë digat janë nën administrimin e pushtetit lokal, privatëve, Ministrisë së Bujqësisë (7 diga) dhe KESH-it 5 diga. Shteti monitoron shfrytëzimin brenda rregullave të këtyre digave”, tha ai.

Problematikë kryesore, sipas tij, “është mosha e madhe e digave ekzistuese, rritja e popullsisë në zonat poshtë digave që janë në rrezik dhe duhet patjetër të merren masat, ndryshimet klimaterike që kanë krijuar situata të ndryshme hidrologjike, si dhe mungesa e ekspertëve të pushteteve lokale. Po ashtu, një tjetër problematikë është kërkesa për ndërtimin e digave të reja në zona të rrezikshme gjeologjike”, tha ai, duke renditur disa nga sfidat kryesore. ATSH-Maela Marini

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME