Categories Lajme

Shqipëria në “kthetrat” e Coronavirusit, ja kur epidemia do arrijë pikun në vendin tonë

Pasditen e sotme rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata ka folur për situatën e krijuar për shkak të Coronavirusi, ku ka treguar se në fund të marsit dhe në fillim të prillit virusi mund të arrijë pikun.

I pyetur se sa mund të jenë shifrat e viktimave dhe të prekurve që mund të arrihen deri atëherë, Arben Gjata u përgjigj se kjo do të varet nga zbatimi i rregullave nga ana e qytetarëve

Sa i përket menaxhimit të situatës me këto burime njerëzore që kemi, Gjata u shpreh se “do përpiqemi, do bëjmë maksimumin’, por çdo ndihmë ekstra do të ishte një plus.

Po të shëruarit e parë?

Gjata tha se duhet të presim të paktën tre javë: “Nëse je pozitiv, duhet të negativizohesh që të quhesh i shëruar.”

Më tej, ai foli edhe për mundësitë e përballimit të situatës nga spitalet tona në rast se do të kemi një përshkallëzim të situates, ku shpjegoi se në rast të kalimit të kapaciteteve atëherë në dispozicion do të jetë 100 deri në 120 shtretër në Spitalin e Infektivit, ndërsa në rast të përshkallëzimit të situatës 140 shtretër janë në dispozicion në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“E di që do vijnë edhe burime të tjera. 25 deri në 28 respiratorë do të vendosen në funksion në Spitalin Infektiv.
Janë rreth 100-120 shtretër. Nëse kalohen kapacitetet është parashikuar spitali “Shefqet Ndroqi”, gjithashtu është parashikuar ish-Kirugjia 2 dhe 3 të kthehen në spitale COVID-19. Nëse këto hapësira do të jenë të pamjaftueshme do të krijohet mundësia te “Spitali Amerikan”, ku një nga godinat do të jetë në shërbim të pacientëve. Te kirurgjitë duhen rregulluar vetëm disa aksesorë, por edhe kirurgjitë e reja nuk do të bëjnë më kirurgji, por do të përdoren për pacientët COVID-19. Nga pikëpamja shkencore, ky virus ka një pjesë të fshehur. 80% e rasteve nuk janë me shenja klinike. Nesë preket 1-2 për qind e popullsisë do shpallet epidemia. Rastet e diangostikuara duhen shumëzuar me pesë për të parë se sa mund të jetë numri i të prekurve në vend. Shumë shpejt do të trajnohen të gjithë mjekët e familjes, do të bëhen publike të gjithë numrat e telefonave. Parimi i parë në këtë sëmundje është se nëse nuk mbrohet stafi mjekësor do të humbin njerëz në shërbim. Është propozuar që konsultat për të sëmurët kronik të bëhen nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes”, tha Gjata.

Gjithashtu, sipas Gjatës 100 shtretër janë në dispozicion në ish-Urgjencën në QSUT dhe 100 tek Spitali Amerikan.

Në rang botëror deri tani janë shënuar 7,074 viktima dhe janë regjistruar 179,829 të infektuar në 162 shtete, ndërsa në vendin tonë deri tani ka humbur jetën 1 person dhe janë infektuar 51 të tjerë, teksa në Kosovë janë 15 persona të infektuar me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.

Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.

Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME