Categories Lajme

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Francën për financimin e rrjetit të Ujësjellësit

Kryeministri Edi Rama ka pritur të martën sekretaren franceze të Shtetit për Çështjet Europiane, Laurence Bonne.

Në këtë takim në kryeministri u firmos edhe marrëveshja mes Qeverisë Shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit për financimin e rrjetit të Ujësjellësit në Durrës.

Me firmosjen e marrëveshjes, Rama shprehu falënderimet për mbështetjen e qeverisë franceze për ndihmën e dhënë me ekipet e kërkim-shpëtimit gjatë tërmetit por edhe me fondet e dhëna në konferencën e donatorëve.

 “Gjatë tërmetit u angazhua një forcë franceze kërkim shpëtimi, duke shpëtuar jetë njerëzish në kushte jashtëzakonisht të vështira për ata vetë. Më pas presidenti u angazhua vetë duke e përfshirë Francën në grupin e vendeve që ofruan mbështetje duke dërguar në konferencën e donatorëve të BE-së, Ministrin e Jashtëm.

Ja ku jemi sot që kurorëzojmë një proces të gjatë për ata që kanë pasur pikëpyetje për angazhimin e atyre fondeve, pasi një pjesë e tyre janë future në procesin e zbatimit me procesin e BE për shkollat, kopshtet dhe sitet e trashëgimisë kulturore dhe një pjesë tjetër janë në proces për gjërat e tjera, si peshkimi dhe infrastrukturën e emergjencave civile.

Nuk më ngelet gjë vetëm ta falenderoj ministren për Evropën të Francës, e cila ka ardhur jo vetëm këtë por dhe për të shprehur mbështetjen e Francës për transformimet në rajon,” u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME