Categories Lajme

‘Shqipëria një botë e pashkelur’, prezanton pasuritë turistike të vendit

“Shqipëria një botë e pashkelur” ishte tema e aktivitetit të organizuar nga kompania Adria Ferries përballë gazetarëve italianë dhe aktorëve kryesorë të turizmit në Shqipëri. Nën moton “2 popuj, 1 det një miqësi”, ministri i turizmit Blendi Klosi u ndal tek mundësitë që ka Shqipëria për t’u zhvilluar në aspektin turistik, specifikisht duke qenë në sytë fqinjëve tanë italianë.

“Jemi mëse të nderuar që kemi këtë bisedë të hapur për mundësitë që ka realisht Shqipëria për zhvillimin në botën turistike dhe për të pasur gjithnjë e më shumë vëmendje të turizmit Italian specifikisht specifikisht.
Viti 2018 shënoi 60% më shumë turistë italianë se sa viti 2016, ose në shifra konkrete rreth 326 000. Ne presim që viti 2019 të kalojë shifrën e gjysmë milionë italianëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Investitorët italianë kanë filluar të mendojnë se Shqipëria është një mundësi e artë për të bërë një ndryshim në bizneset e tyre. Për investitorët strategjikë të cilët kërkojnë të bëjnë investime në vendin tonë ne ofrojmë mundësinë e taksave 0 për 10 vjet, afrojmë mundësinë e reduktimit të taksës së shërbimeve brenda hotelerisë në 6%”,
 u shpreh Klosi.

E pranishme ministrja e kulturës Elva Margariti u ndal jo vetëm tek natyra e virgjër shqiptare, por edhe tek thesaret e paçmuara kulturore, sitet arkeologjike, monumentet apo kështjellat.

“Kemi mundësinë sot të kuptojmë se në cilin drejtim të shkojmë me trashëgiminë tonë kulturore dhe ky drejtim tashmë ka filluar të marrë një formë të qartë që është ajo e rijetëzimit, rikthimit të trashëgimisë kulturore në një motor zhvillimi ekonomik që pikë së pari jo vetëm ngre vlerat e trashëgimisë që ne kemi por mbi të gjitha i jep jetë edhe jetës ekonomike të përditshme rreth e rrotull këtyre siteve të pafundme që ne kemi që shkojnë nga sitet arkeologjike por edhe deri në monumentet, në kështjellat, në shtëpitë monumente kulture dhe në fshatrat ruralë të cilët janë vërtetë thesari i pashpallur i vendit tonë”, u shpreh  Elva Margariti, ministre e Kulturës

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Adria Ferries Alberto Rossi, i cili u shpreh se e njeh shumë mirë vendin tonë, fakti që Shqipëria është ende një vend i paeksploruar është diçka e mirë, por me mbështetje hovi i zhvillimit do të jetë edhe më i madh.

“Roli ynë është ai i lehtësimit të kontaktit në lidhje me kulturën dhe turizmin shqiptar. Me të vërtetë është impresionuese sa i kordinuar është vlerësimi juaj dhe kjo mendoj se është diçka që duhet marrë shembull. Ne kemi kryer më shumë se 1500 udhëtime në det dhe kemi më shumë se 1500 pasagjerë. Mendoj që e njoh mirë Shqipërinë dhe mendoj që Shqipëria promovohet vetë, por me një support jam i sigurt që në vitet që do të vijnë do të marrë më shumë hov“, deklaroi Alberto Rossi, Drejtor i përgjithshëm i Adria Ferries.

“Adria Ferries organizoi këtë konferencë në mënyrë që të promovojë turizmin dhe kulturën këtu në Shqipëri. Adria Ferries është një kompani që tashmë ka kohë që ka ardhur në Shqipëri dhe në mbulojmë të gjithë detin Adriatik me flotën tonë. Ne nisemi nga Trieste, Ankona dhe Bari për të mbërritur në Durrës. Ky aktivitet mundësoi edhe takimin me shumë përfaqësues të qeverisë shqiptare me qëllim që të rritemi së bashku”, u shpreh Michela Rossi, Menaxhere e shitjeve dhe Marketingut, Adria Ferries.

Në aktivitetin e organizuar nga Adria Ferries, e cila prej 15 vitesh lidh Italinë me Shqipërinë ishte në fokus shpalosja në mënyrë  virtuale e  çdo pjesë të vendit duke zbuluar të bukurën e një Shqipërie të re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME