Lajme

Shqipëria vend i rrezikuar nga Covid-19 për Gjermaninë, Kosova “i shpëton” listës

Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Nga kjo listë prej sot (24. 10. 2021) janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori.

Prej sot udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, për shkak të shifrave më të larta të infektimeve me virusin Corona. Udhëtarët nga këto vende duhet të kenë një test me vete (nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit), e ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar duhet të futen  edhe në karantinë 10-ditore në Gjermani.

Karantinimi mund të shkurtohet pas pesë ditësh nëse bëhet një test dhe rezutlati i testit është negativ. Personat që udhëtojnë nga vendet e rrezikuara duhet të lajmërohen edhe në linkun Einsreiseanmeldung.de./ DW

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: