Categories Lajme

Shqiptarët bllokohen sërish në Han të Hotit

Mëngjesi i sotëm ka sjellë sërish probleme në kufirin e Hanit të Hotit me kalimin e punonjësve shqiptarë në Mal të Zi. Gazetari Simon Shkreli raporton se edhe pse me të dy dozat duhet të presin edhe  14 ditë për të kaluar kufirin sipas masave të reja. Tashme është vendosur pranë Pikës Kufitare një qendër testimi. Ndërkohë, për punonjësit kostoja e tamponit 23 euro është e papërballueshme.

“Kemi protestuar edhe dje. Shteti jonë ka të drejtë të na hapë rrugën. Me testin që është bërë 23 euro këtu, është e papërballueshme. Nuk i lejojnë testet në Shkodër, thonë t’i bëjnë këtu. Unë i kam bërë të dyja vaksinat dhe nuk po i njohin,” thotë një qytetar. “Unë e kam kaluar Covidin dhe këta nuk ma njohin,” thotë një tjetër.

“Nuk na e pranojnë testin që kemi, duan ta bëjmë këtu 23 euro,” shprehet një qytetar, i cili është kthyer. Masat e reja u vendosen ditën e djeshme në palën malazeze dhe kjo solli problematike për punonjësit shqiptar. Janë 100-200 punonjës ditorë që mbajnë familjet me këtë punë krahu në shtetin malazez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME